Spitali i Gostivarit: Fatura e energjisë elektrike e muajit gusht 2021 krahasuar me faturën e muajit gusht 2022 shënon ritje prej 451 %

Spitali i Gostivarit Ferid Murad përmes një reagimi me shkrim kanë reaguar për rritjen e çmimit e cila si pasojë e ritjes së çmimit të energjisë elektrike faktura e muajit gusht 2021 krahasuar me fakturën e muajit gusht 2022 shënon ritje prej 451 % thonë nga ky spital.
Në vazhdim ua sjellim reagimin e plotë të spitalit:
Duke e marë parasysh trendin e ritjes së çmimit të energjisë elektrike për (KWh) të harxhuar, dhe duke parë se çmimi i energjisë elektrike shënon ritje drastike nga 3.70 den në 35.93 den (ritje prej 32.23 den ose 871 %), ne si institucion filluam që ti ndërmarim të gjitha masat e nevojshme për kursimim e energjisë elektrike që sa do pak në muajt në vazhdim të ulim harxhimet e energjisë elektrike pasi që vërtetë janë të papërballueshme.
Nga analizat financiare të cilat i kemi bërë, duke u bazuar në dokumentacione zyrtare dhe duke krahasuar fakturat e muajit gusht 2018/2019/2020/2021 dhe 2022 të pranuara nga ana e furnitorëve Fuente Dynamics dhe EVN group të cilët bëjnë furnizimin me energji elektrike për institucionin tonë i bie se si pasojë e ritjes së çmimit të energjisë elektrike faktura e muajit gusht 2021 krahasuar me fakturën e muajit gusht 2022 shënon ritje prej 451 % .
Në vijim ju paraqesim analizë më të hollësishme;
– Faktura e muajit gusht 2018 (431.457 den, 7.015 euro),
– Faktura e muajit gusht 2019 (465.663 den, 7.571 euro, +8 % ritje krahasuar me muajin gusht 2018),
– Faktura e muajit gusht 2020 (379.202 den, 6.166 euro, -23 % ulje krahasuar me muajin gusht 2019),
– Faktura e muajit gusht 2021 (507.872 den, 8.258 euro, +34 % ritje krahasuar me muajin gusht 2020),
– Faktura e muajit gusht 2022 (2.800.517 den, 45.536 euro, +451 % ritje krahasuar me muajin gusht 2021).
Besojmë se me këtë problematikë janë të ballafaquara të gjitha institucionet publike shëndetësore në shtetin tonë, dhe me keqardhje e themi se nëse vazhdon ky çmim i lartë i energjisë elektrike edhe në muajt në vazhdim, do jetë vërtet tepër e vështirë funksionimi, menaxhimi dhe realizimi i proekteve dhe planeve bazë.
Më poshtë të dhënat ju a paraqesim edhe në mënyrë tabelare dhe grafike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share