Një pacient dyshohet se u vetëhodh nga dritarja?! Nga spitali “8 shtatori” nuk deklarohen për rastin!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtu në kryeqytet ku dyshohet se një pacient është hedhur nga dritaret e spitalit ushtarak këtu në shkup. Ekipi ynë tentoi të kontaktojmë me drejtorin e spitalit por i njejti i kishte dyert e mbyllura.

Policia e terrenit e cila ishte duke monitoruar situatën i tha Klan Maqedonisë se pacienti ka disa kocka të thyera dhe lëndimë trupore, ndërsa nga drejtori i spitalit nuk kishte asnjë informacion shtesë pasi I njejti nuk u përgjigj as në thirrjet telefonike.

Në mengjes në redaksinë e Klan Macedonia kishin arritur pamje ku shihen mjekët teksa i jepnin ndihmën e parë pacientit i cili shihej se kishte lëndime trupore.

Ende nuk dihen arsyet e rastit që ndodhi mëngjesin e sotëm, pasi në repartin që është vetëhedhur pacienti, nuk dihet nëse ka patur apo jo kujdestarë.

Ekipi ynë u pengua nga sigurimi i spitalit, me urdhër të drejtorit të spitait të përgjithshëm 8 shtatori.

Ndryshe, deri në këto momente ende nuk kemi informacione shtesë dhe asjnje dalje publike nga udhëheqësia e spitalit të përgjithsëm 8 shtatori për ngjarjen që tronditi vendin sot në mëngjes.

Ndërkohë, autoritetet e shëndetësisë kanë njoftuar se është stabile gjendja shëndetësore e 9-vjecarit I cili, të martën, ra nga jë ndërtesë në Kisella Vodë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share