SPG: Ne kemi kontakte direkte me kolegët gazetarë, për të ju ndihmuar në çdo lloj situate

Nga shoqata e pavarur e gazetarëve në Maqedoninë e Veriut pas një vizite në televizionin Klan Maqedoni thanë se ata do të kontribojnë që të japin maksimumin në mbrojtje të të drejtave të kolegëze mediatik.

”Ne nuk kemi ardhur të ju mbajmë ligjerata, erdhëm vetëm të prezentojmë disa pjesë nga shoqata jonë e cila parasheh kontakte direkte me gjithë kolegët gazetarë. Problemi më i madh i joni janë televizionet, më pak mediumet online sepse ato ende janë larg rregullave por edhe ata janë kolegë tanë. Sindikata e gazetarëve numëron gati 300 antarë dhe jemi gati ti mbrojmë interesat dhe të drejtat e gjithë puntorëve mediatik me gjitha mundësitë dhe forcat që kemi” – deklaroi Pero Momirovski – antar i kryesisë së shoqatës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share