Specializantët privat/ Të pakënaqur me vendimin e Qeverisë – vazhdon greva!

Të pakënaqur nga vendimi djeshëm i Qeverisë, specializantët privat kanë vazhduar grevën e nisur para dy ditëve.  Ata kishin paralajmëruar se hapat e ardhshme do të varen nga vendimi I qeverisë.

Pas, përfundimit të seancës së mbrëmshme qeveritare, specializantët privat përmes Facebookut njoftuan se greva do të vazhdojë edhe më tej, pas sic thonë, asnjë nga kërkesat e tyre nuk është zgjidhur.

“As Qeveria e as Ministria nuk kanë kërkuar mendim nga Komisioni Antikorrupsion dhe KSHZ-ja, nëse mund të përmbushen kërkesat tona. Për momen s`ka vullnet për zgjidhjen e problemeve tona” – thonë nga Shoqata e Mjekëve Specializantë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qeveria në seancën e djeshme miratoi vendimin që statusi i specializantëve privat të zgjidhet pas zgjedhjeve.

Ministri I Shëndetësisë, Ilir Demiri, në ditën e parë të grevës, tha se protestat kanë prapavijë politike.

Specializantët privat kërkojnë rritje të kompensimit që për momentin është 26.000 denarë dhe të jetë në nivelin e pagës mesatare të mjekut në institucionet shëndetësore publike. Gjithashtu kërkojnë sigurim shëndetësor dhe pensional dhe zgjidhje të statusit të tyre./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share