SPB Veles: Një foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore është lënë në qendër të qytetit

Një foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore është lënë në qendër të Velesit, një kalimtar i rastit e ka dërguar në spital, informuan sot nga Sektori për punë të brendshme – Veles.

“Mbrëmë në orën 17:40 në SPB – Veles, nga spitali i qytetit është paraqitur se nga ana e një kalimtari të rastit, tek ata është sjellë foshnja, e cila ishte lënë në rajonin qendror të Velesit. Është kryer bisedë me mjeken e spitalit, e cila tha se foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe plotësisht priten rezultatet nga hulumtimet shëndetësore. Sipas mjekes, pas një kohe të shkurtë në spital ka ardhë S.K., rreth 20 vjeç, dhe është prezantuar si nëna e foshnjes, por më pas është larguar nga spitali”, sqaruan nga SPB – Veles.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share