Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se pas zjarrit në një barakë në Kamjan të Tetovës, kanë ngordhur 4.000 zogj.
Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer në orët e para të ditës së sotme.
“Sot (25-mars) në ora 03:50 në SPB-Tetovë është raportuar se është përhapur zjarr në një objekt (barakë) me inkubatorë për zogj në Kamnjan të Tetovës, në pronësi të 32-vjeçarit S.R. nga ky fshat. Nuk ka pasur persona të lënduar dhe sipas raportit, nga zjarri kanë ngordhur rreth 4.000 zogj. Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikjes së Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht. Inspektimi në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.