SPB Tetovë me aksion, 96 gjoba për tejkalim të shpejtësisë vetëm mbrëmë

Punonjësit policorë të SPB Tetovë, mbrëmë nga ora 22:00 deri 02:00 e datës, kanë kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Nga SPB Tetovë informojnë se mbrëmë janë vendosur gjithsej 96 gjoba (TE-66 dhe GV-30).

Nga këto, 41 masa (TE-23 dhe GV-18) iu referuan tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Midis tyre, 6 drejtues mjetesh (TE-4 dhe GV-2) kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë”.

“Në aksion gjithashtu u zbuluan dhe sanksionuan 55 tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara (TE-43, GV-12), si dhe u sanksionuan 12 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-10 dhe GV-2). SPB Tetovë apelon nga drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë sinjalistikën valide në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, si dhe në rrugët rajonale dhe lokale dhe në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share