SPB Ohër ngre kallëzim penal ndaj tij/ Bekteshi publikon mesazhin, sipas tij qëllimi i opozitës është frikësimi

BEKTESHI PUBLIKON MESAZHIN, SIPAS TIJ , QËLLIMI I OPOZITËS ËSHTË FRIKËSIMI

Sektori i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ohër ka ngëritur Kallëzim penal kundër ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sipas të cilës, Bekteshi dyshohet për “pengim të drejtësisë”.

MPB

“SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.B.(39) nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “pengim i drejtësisë”. Më datë 07.05.2024, i denoncuari i ka dërguar mesazh nga celulari i tij përmes një aplikacioni celular Shefit të Policisë në SPB Ohër në të cilin ka komentuar marrjen e masave të ligjshme policore dhe veprimet hetimore lidhur me veprën penale nga neni 149 i Kodit Penal dhe neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas vendimit të SPB-së Ohër Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ditës publikoi mesazhin që ka dërguar në drejtim të SPB-Ohër, një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Sipas Bekteshit kjo është përnjekje politike që ka për qëlim frikësimin e opozitës.

”Përndjekja politike, qëllimi i frikësimit nuk do t’ju kalojë! Më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Europian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Europian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga SPB-Ohër” – shkruan Keshnik Bekteshi në FB.

Duke pasur parasysh që detyra e shefit të sektorit është të sigurojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, më poshtë është mesazhi që unë i dërgova si një person që ka përgjegjësi edhe për procesin zgjedhor.

Bashkimi Demokratik për Integrim e ka dënuar veprimin e MPB-së siç e quajnë “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht e që sipas tyre, ka në shënjestër ish-Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDInë si organizatë politike.

 ”Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj. Gjatë muajit të kaluar, jemi përballur me kërcënime të shumta për jetët e deputetëve dhe eksponentëve tanë partiak, përveç shpifjeve të rreme të përditshme. Këto veprime janë përpjekje të qarta nga qeveria për të devijuar vëmendjen e publikut nga dështimet e saj katastrofike dhe për të frikësuar qytetarin shqiptar, i cili me të drejtë është i indinjuar nga degradimi i shpejtë i pozitës së tij që prej formimit të kësaj qeverie” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI I bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar,mediave  dhe shoqërisë civile të monitorojnë nga afër zhvillimet e këtilla dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share