SPB me aktivitete për ngritjen dhe promovimin e vetëdijes dhe kulturës në komunikacion të nxënësve nga shkolla fillore

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të SPB Tetovë për ngritjen dhe promovimin e vetëdijes dhe
kulturës në komunikacion të nxënësve nga shkolla fillore dhe sigurinë e tyre nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas dhe me kërkesë të Shkollës Fillore “Lirija” Tetovë, këto ditë janë mbajtur orë praktike, të cilat janë realizuar me qindra nxënës nga klasa e parë, e dytë dhe e tretë.

Nxënësit më të vegjël të shkollave fillore të kësaj shkolle u njohën me termat elementare, shenjat dhe rregulloret në komunikacion, pasi që së bashku me zyrtarët policorë nga Sektori për parandalim dhe
stacionin policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë, kanë ecur në këmbë në rrugët “JNA”,
“Ilinden” dhe “Iliria” në Tetovë dhe patën një rast të drejtpërdrejtë për të parë – çfarë është një vendkalim për këmbësorë, si të kalohet një rrugë si duhet, si të silleni në një kryqëzim dhe si të lëvizni në rrugë që kanë ose nuk kanë trotuare të formësuara.

Qëllimi i këtij lloji të mësimdhënies është që t’u ndihmojë nxënësve të klasave më të ulëta në shkollat fillore që të qarkullojnë më lehtë në trafik dhe të ndjehen më të sigurt gjatë mbërritjes në shkolla ose në shtëpitë e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share