Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë vizitë në SPB – Kumanovë, ka njoftuar se lidhur me zhdukjen e 14-vjecares nga Shkupi, janë dnaluar 5 persona, përcjell KlanM.
“Gjatë periudhës së kaluar janë ndërmarrë një sërë masash kriminalistiko-hetuese, me qëllim të konstatimit të të gjitha fakteve që do t`i bëjmë publike më vonë. Mbrëmë deri vonë është punuar intenzivisht, kemi 5 të ndaluar dhe është siguruar një automjet, dhe hetimet vazhdojnë. Kjo paraqet një plus lidhur me dëshmitë apo gjurmët, me qëllim që të arrijmë deri në zbardhjen e plotë të rastit” – tha Ministri Spasovski.
Spasovski ka bërë thirrje që të mos shpërndahen dezinformata dhe lajme të rrejshme që mund të dëmtojnë hetimet kurse ka falënderuar mediat që kanë informuar në mënyrë objekive./KlanMacedonia