Abazoviq: Vetëm të ardhmen mund ta ndryshojmë ne

“MARRËVESHJA KOSOVË -SERBI DO TË JETË SHTYTJE GJITHË RAJONIT

Fokusi I vendeve nga rajoni I ballkanit perendimor duhet të jetë tek e ardhmja, porosti nga Forumi Ekonomik në Shkup, kryeministrti I Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Në këtë kontekst Abazoviq tha se tejkalimi i dallimeve dhe se arritja e një marrëveshje eventuale Kosovë-Serbi do të sjell përfitime për gjithë rajonin.

“E vetmja gje që mund ta ndryshojmë ne është të ardhmen. Une mendoj se nëse fokusi ynë është te ardhmja rajoni ka shume mundësi te jete i sukseshem dhe te gjitha 6 shtet e ballkanit perendimor kane mundesi te jene më të sukseshëm në rrugetimin drejt BE. Në këtë kontekst inkuraroj palët, kryeministrin e Kosovës dhe Serbisë te gjejnë pajtushmëri në dialogun Kosovë-Serbi sepse gjetja e zgjidhjes do të jetë një shtytje e madhe për gjithë rajonin dhe jo vetëm për ato dy shtetet” – tha Abazoviq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë qëndrimit në Shkup, Abazoviq u takua edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share