Spasovski: Vijon procedura për kandidat presidencial, tani është me rëndësi të përgatitet platformë e mirë zgjedhore për bllokun proevropian

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në margjinat e konferencës qeveritar vjetore “Viti i mundësive evropiane”, theksoi se po aq e rëndësishme është edhe të përgatitet platformë e mirë zgjedhore, e cila do ta prezantojë bllokun proevropian, i cili ka vizion dhe strategji të qartë, nga duhet të ecë shteti.

“Më e rëndësishmja për mua si njeri dhe politikan është së pari të zgjidhet kandidati më i mirë për President dhe kandidatët më të mirë për deputetë. E dyta, të përgatitet platformë e mirë zgjedhore që do ta prezantojë bllokun pro-europian që ka vizion dhe strategji të qartë se kah duhet të lëvizë shteti dhe çfarë duhet të bëjmë, përballë mungesës së një koncepti nga opozita sepse beteja në këto zgjedhje është pikërisht në këtë drejtim. Andaj fatet personale, ambiciet personale dhe interesat personale, sidomos tani në këtë moment, nuk mund të jenë në plan të parë”, tha Oliver Spasovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share