Spasovski: Tifozët bullgarë kanë provokuar në Çair

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski informoi se gjatë ndeshjes në mes Shkupit dhe Levskit nuk ka pasur incidente, por para fillimit të ndeshjes një grup tifozësh nga Bullgaria janë sjellë dhunshëm ndaj pjesëtarëve të policisë.

Spasovski thotë se të gjithë tifozët nga Bullgaria që kanë mbërritur të organizuar në pikën kufitare “Deve Bair” janë pritur dhe janë sjellë në stadiumin e Shkupit me kordon policor. Por ai tha se ndoshta ka pasur tifozë që janë ndarë nga grupi ose kanë ardhur me makina private.

“Kjo është një mesazh se ngjarjet sportive janë për tu relaksuar dhe jo vende ku ka dhunë ky është mesazhi që dua të dërgoj. Prej fillimit të ndeshjes deri në fund të ndeshjes nuk mund të them që skemi pasur problem. Gjithësej 21 persona janë privuar nga liria, 19 persona shtetats të Bullgarisë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Dy shtetasit tanë janë tifoz të FC Shkupit. Kishte disa vetura të cilët nuk ishin të organizuara me tifozët të tjerë bullgar dhe gjatë kalimit në komunën e çairit, pas një provokimi të cilit e bëjnë, një person plagoset, për momentin punohet për rastin dhe për identifikimin e të gjithë personave të cilët kanë marrë pjesë në këtë incident pas çka do t’ju informojmë me kohë” – tha Spasovski.

“Ndoshta kanë qenë disa automjete që kanë ardhur të paorganizuara dhe kur kanë kaluar nëpër Çair, nga një provokim i caktuar që kanë bërë, ka pasur konflikt. Sulmuesit janë identifikuar dhe së shpejti do të kemi të gjitha informatat e detajuara”, ka bërë të ditur Spasovski. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share