Spasovski: Nga shtatori do të ketë rritje të re të pagave prej 10%

DO TË KETË PËRMIRËSIME TË STATUSIT SOCIAL TË POLICISË

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për portalin BRIF, ka njoftuar se me Marrëveshjen e re Kolektive, parashikohet rritje e re e pagave në sektorin publik, ku përfshihet edhe policia e Maqedonisë.

Nga shtatori punonjësit e MPB –së do të kenë rritje të re të pagave prej 10%, dhe një sërë përfitimesh të tjera që nënkuptojnë përmirësim të statusit social të policisë lajmin e bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sigurisht që punonjësit e Ministrisë së Brendshme janë të mbuluar nga kjo kontratë e re, e cila vlen për të gjithë sektorin publik dhe do të gëzojnë përfitimet e saj. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat, flasim hapur për të gjitha çështjet dhe jemi marrë vesh që policëve tu rriten pagat”, thotë Spasovski.

Sipas Spasovskit ka pasur rritje lineare të pagave.

“Kështu ka qenë që nga momenti kur kam marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sepse për gjithë këtë periudhë deri më sot janë rritur pagat me 25% për të gjithë punonjësit. Në të njëjtën kohë, të gjitha pagat e bonusit paguhen në kohë, ndërsa deri në vitin 2016 nuk janë paguar, ndaj punonjësit është dashur t’i mbledhin ato përmes procedurave gjyqësore. tha Spasovski.

Ndryshe, më 18 korrik, u nënshkruar Marrëveshja e re kolektive për sektorin publik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Ministria e Financave sqaroi që gjatë bisedimeve u vendos që nga marsi i vitit 2025 metodologjia e re e pagave do të llogarit rrogën në bazë të formulës që do të varet nga koeficienti dhe paga mesatare bruto. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share