Spasovski publikon fotografitë e Palevskit të arrestuar nga autoritetet turke

Pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB e Maqedonisë, është arrestuar në Turqi, Ljupço Palevski – Pallço, i dyshuar kryesor për kidnapimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe berberit nga Velesi, përcjell KlanM.

Në një dalje të jashtëzakonshme para mediave, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski njoftoi se Pallço është arrestuar në Balikesir të Turqisë.

Ai tregoi edhe fotografi të lëshuara nga autoritetet turke gjatë momentit të arrestimit.

Spasovski falënderoi MPB e Turqisë për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin shumë korrekt./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share