Spasovski: Protestat duhet të jenë të qeta dhe demokratike

Qytetarët kanë të drejtë të protestës dhe këtë të drejtë askush nuk mund ta mohojë. Megjithatë protestat duhet të jenë të  qeta dhe demokratike,porositi Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij zyrtar.

Ministri Spasovski, theksoi se dje kishim përpjekje për përshkallëzim, kemi katër persona nëpunës policor të lënduar, ndërsa kjo tregon se përmes dhunës nuk mund të arrihet asgjë, por duhet të bisedohet në institucionet e sistemit.

“Apelojë deri te subjektet politike, organizatorët e protestave dhe qytetarët të tregojnë kapacitet demokratik, të ruajmë rendin, paqen dhe sigurinë. Dhuna e atyre që ruajnë rendin – ndaj policisë maqedonase, ndaj institucioneve nuk do të sjellë asgjë”, tha Spasovski.

Ai theksoi se ka paralajmërime për radikalizëm të protestave nga subjekte të caktuara politike, në kuptim të sulmeve ndaj nëpunësve policor dhe objekteve vitale të institucioneve.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share