EMV: Remont i Bllokut 1 në TEC Manastir për të rritur stabilitetin dhe besueshmërinë gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes

Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se ka filluar remonti i Bllokut 1 të TEC Manastir. Nga sot dhe në tridhjetë ditët e ardhshme impianti do t’i nënshtrohet operacioneve të nevojshme për të rritur stabilitetin e tij dhe besueshmërinë gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes.

“Për shkak të krizës energjetike në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Evropa dhe nevoja nga  prodhimi i vazhdueshëm i rritur i energjisë elektrike, remonti i Bllokut 1 të TEC Manastir do të kryhet në një kohë më të shkurtër se periudha e zakonshme.

Nevojat për energji elektrike të qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël plotësohen plotësisht përmes kapaciteteve të tjera prodhuese të SHA EMV. Prej sot është vënë në punë TEC Osllomej, ndërsa nga 22 shtatori do të fillojë të punojë edhe TEC Negotinë. Pas përfundimit të remontit të Bllokut 1, janë planifikuar aktivitete të remontit edhe në bllokun 2, ndërsa Blloku 3 pritet të vihet në funksion në fillim të muajit nëntor, informojnë nga SHA EMV”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share