Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, për Mundo Klan, është shprehur se ky kampionat ka qenë jo I zakonshëm për shumë favoritë kurse është treguar futboll I jashtëzakonshëm.
“Futbolli është puna më e rëndësishme anësore dhe kemi kërkuar kohë që të ndjekim një pjesë të ndeshjeve dhe mund ta karakterizojmë si shumë dinamike dhe jo të zakonshme, për shkak se, mendoj nuk janë realizuar shumë pritje të atyre që kanë ndjekur futbollin dhe mendonin se ekziston një rregull se cili vend ku dhe si do të plasohet. Nëse më pyesni se kush më ka lënë më shumë përshtypje, padyshim se Kroacia, fillimisht për shkak se është vend I rajonit, treguan potencial të jashtëzakonshëm, përkushtim, taktikë në lojë, stabilitet psikologjik dhe mendoj se kjo është për t`u admiruar” – tha Ministri Spasovski.
Për Ministrin Spasovski nuk ka dilemë. Argjentina do të bëhet Kampioni i ri i botës në futboll.
“Mendoj se në finale janë dy kombëtare jashtëzakonisht të forta, me përvojë, unë do të doja që Franca të jetë Kampion, por mendoj se Argjentina do ta fitojë titullin. Mendoj se janë më të mirë në taktikë, në dinamikën e lojës dhe vlerësoj se Argjentina do të fitojë në finale” – ka deklaruar për Mundo Klan, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. /KlanMacedonia