Spasovski për VOA: Të zgjidhet kandidati më i mirë për President!

NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT ME RËNDËSI KONFISKIMI I PRONËS SË JASHTËLIGJSHME

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” është prononcuar rreth zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambicjet personale për momentin nuk janë të rëndësishme – thotë Ministri Spasovski i pyetur nëse do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Sipas tij, siç njofton Klan M, me rëndësi është të zgjidhet kandidati më I mirë për president dhe kandidatët më të mirë për deputetë.

“Procedurat vijojnë, për këtë do të bisedohet në organet partiake, me rëndësi është të zgjidhen kandidatët më të mirë. Duhet të punohet rreth këtij koncepti që ka vizion të qartë se si duhet të jetë drejtimi I RMV-së, kundrejt konceptit që përfaqëson opozita, të cilët nuk e dijnë nëse duan të shkojmë drejt BE-së ose të kthehemi në kohën e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Janë dy koncepte në kundërshtim dhe unë fuqishëm do të luftoj për atë evropian” – deklaroi Oliver Spasovski.

Është bërë shumë në fushën e përmirësimit të sistemit në luftën kundër krimit të organizuar, thotë Spasovski. Ai ka përmendur të dhëna statistikore edhe për “betejën” kundër korrupsionit duke theksuar se sistemi duhet të funksionojë në tërësi.

“Viti 2023 ishte viti ku kishim 50% efikasitet më të madh kundër korrupsionit krahasuar më vitin 2021. Ka rreth 6 milion euro dëme që janë zbuluar nga rastet korruptive. Fakt është që sistemi duhet të funksionojë në tërësi, jo vetëm hetimet dhe arersyimi I personave, por duhet të shkojë deri në fund. Duhet të përfundojë në sistemin gjyqësor të ketë ekzekutim të sanksioneve dhe konfiskimit të pronës së jashtëligjshme” – tha Oliver Spasovski.

Ministri Spasovski në intervistën për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se vizita në SHBA është në frymën e përparimit të marrëdhënieve Uashington – Shkup, por edhe rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share