Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot dhe nesër (29-30 shtator 2022), së bashku me një delegacion të lartë të MPB-së, do të vizitojë Hagën, Mbretëria e Holandës, selinë e EUROPOL-it, ku do të ketë takim me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it, Katrin de Boll, pas së cilës do të marrë pjesë në prezantimet e ekspertëve të Europol-it për punën e Qendrave Operacionale në Europol, si dhe një vizitë në zyrën e Republikës së Maqedonia e Veriut në Europol.
Në të njëjtën ditë, ministri Spasovski do të ketë takim bilateral me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për Menaxhimin e Migracionit Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës, Euke Faber, si dhe do të takohet me konsullin e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Holandës, Beno Fridberg.
Lexo gjithashtu
Bekteshi: Nuk pritet rritje e ndjeshme e çmimit të energjisë elektrike
MICKOSKI: KOMPANITË E VENDIT PAGUAJNË ÇMIM MË TË LARTË NË RAJON Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha sot…
22.11.22 13:55
Pensionistët sot protestojnë në Shkup, kërkohet rritje lineare e pensioneve
Pensionistët sot do të mbajnë protestë në Shkup duke kërkuar pensione më të larta. Siç është paralajmëruar, ata…
14.08.23 09:15
Regjistrohen 72 raste të reja me virus në Maqedoni
72 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit ku janë bërë 772 testime.…
17.06.22 18:45