Minstri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se për momentin nuk kemi indikacione për përkeqësim të sigurisë. Në përgjithësi, siguria është një sfidë serioze për shkak të zhvillimeve me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Shërbimet tona të sigurisë punojnë me kapacitet të plotë në drejtim të mbrojtjes së integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministri Spasovski tha se anëtarësimi në NATO praktikisht garanton sigurinë tonë.
“Rëndësinë e këtij anëtarësimi në NATO mund ta shohim tani, në momentet kur kemi një konflikt kaq serioz. Kështu që të gjitha zhvillimet në atë plan duhet të na mbajnë zgjuar, si shërbime sigurie, përndryshe, këtu nuk kemi indikacione për shqetësim dhe në lidhje me migrantët praktikisht nuk kemi rritje të numrit të tentativave të paligjshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha ai.
Spasovski shtoi se kemi një rënie të numrit të migrantëve ilegalë, por gjendja rreth krizës së migrantëve ndiqet vazhdimisht dhe në bazë të parametrave bëhet reagimi i duhur./MIA