Spasovski: Nga sot të gjithë punonjësit e MPB-së do të kenë rritje të pagave prej 5 për qind

Në drejtim të motivimit të vazhdueshëm të punonjësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga Buxheti i MPB-së kemi rritur 5% pagat duke filluar nga 1 shtatori 2022, që paraqet rritjen e tretë të pagave të punonjësve në MPB.
Në vitin 2018 u arrit rritje pagash për rreth 5 mijë nëpunës të uniformuar policor, duke mundësuar ndarjen e pozicioneve të punës polic i ri, polic dhe polic i lartë nga punonjësit e tjerë. Me këtë, për herë të parë janë shtuar me 10 pikë për nëpunësit policorë dhe 20 pikë për pozicionin e punës “polic”, nga kategoritë E5, E4, E3 dhe ZH5, ZH4 dhe ZH3, për të cilin në Buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2019 janë kërkuar dhe miratuar mjete për pagesën e rritjes së pagave në vlerë prej 80.000.000 denarë në vit për 4.821 punëtorë të uniformuar. Është veçanërisht e rëndësishme për këtë udhëheqësi të MPB-së që një rritje e tillë për komponentin bazë të punonjësit të policisë realizohet për herë të parë që nga viti 1991.
Rritja e dytë pasoi në shtator të vitit 2019, gjatë të cilës paga e punëtorëve në MPB u rrit për 5%, dhe për të realizuar këtë rritje, vlera e pikës u rrit nga 26,09 denarë në 27,72 denarë.

Gjithashtu, me rritje pagash prej 30 për qind, janë të mbuluar 100 persona nga Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, dhe kjo konsiderohet nga data 01.01.2020. Ministria e Punëve të Brendshme vendosi në këtë hap pikërisht për të motivuar këta personel që të mos largohen nga ministria dhe të kontribuojnë në përputhje me pozitat për të cilat janë punësuar.

Ndër të tjera, në vitin 2020 dhe 2021, falë veprimtarisë ekonomike dhe kursimeve të realizuara në Buxhet, janë siguruar mjete për pagesën vullnetare të pagave të bonusit për mbi 150 orë punë jashtë orarit në vit gjatë viteve 2017 dhe 2018, në një shumë totale prej përafërsisht 97.995.636 denarë, përkatësisht: bonus paga për vitin 2017 për 1.819 punëtorë në vlerë të përgjithshme prej 46.339.025 denarë dhe bonus paga për vitin 2018 për 1.916 punëtorë në shumë prej 51.680.268 denarë.
Po ashtu në vitin 2021 është bërë pagesa e bonusit të pagës për punëtorët e MPB-së për orët jashtë orarit të punës në vitin 2020, ku janë paguar 4.502 punëtorë, në vlerë të përgjithshme prej 135.969.404 denarë. Përveç kësaj, për pjesëtarët e Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë ka filluar pagesa e shpenzimeve të udhëtimit për ata që jetojnë jashtë qytetit të Shkupit, si dhe pagesa e mëditjeve për udhëtime zyrtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me Marrëveshjen  e fundit Kolektive janë marrë vendime që nënkuptojnë rritje financiare për punonjësit e MPB-së:

• pagesë 5% për kujdestari në shtëpi për nëpunësit policorë  pa uniformë,
• pagesën e shpërblimit jubilar për 10 vjet punë të pandërprerë në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
• pagesën e ndihmës prej 100 euro në kundërvlerë në denarë për fëmijë të porsalindur, për pjesëtaret e MPB-së,
• pagesën e kompensimit për mentor për  program mentorimi të zbatuar me sukses,
• pagesë për kompensim për ushqim për punën e natës, ndërsa në vitin 2021 janë paguar 259 punëtorë në vlerë të përgjithshme prej 6.149.195 denarë.
Gjithashtu, në përputhje me Ligjin e ri për pagën minimale, për të gjithë punëtorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilëve u paguhet paga në bazë të Ligjit për Punë të Brendshme dhe Marrëveshjes Kolektive, paga bruto minimale është 26.800 denarë. Kjo do të thotë se paga për punonjësit e MPB-së për pozitën më të ulët me statusin e personit të autorizuar dhe nëpunës policorë, në përputhje me sistematizimin e MPB-së, është mbi pagën minimale të përcaktuar.

Nga nëpunësit policorë që u sollën në kushte nën standarde, pa pajisjet dhe uniformat e nevojshme, krijuam një forcë policore të motivuar që punon në interes të qytetarëve dhe shtetit. Ne vazhdojmë në periudhën në vijim me energji edhe më të madhe të vendosim standarde evropiane në polici në mënyrë që të mund të pretendojmë rezultate edhe më të mira në punën tonë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share