Spasovski në terren me policinë në Çair të Shkupit

Mbrëmë Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në Çair të Shkupit, ka asistuar në aktivitetet e policisë së trafikut, sic percjell KlanM njoftimin e MPB-së, për të rritur sigurinë në trafik dhe për të sanksionuar vozitësit që nuk i respektojnë rregullat.

Prezenca e Ministrit të Brendshëm në Çair të Shkupit, është në vazhdën e takimeve me policinë në terren, që nga vendngjarja të informohet se si realizohen planet dhe detyrat, thonë nga MPB-ja.

Ministri Spasovski, sic njofton KlanM, ka rikujtuar se me modernizimin e punës së policisë së trafikut, MPB-ja po shënon progres serioz në punë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në rajonin e SPB – Shkup vitin e filluam me 20% ulje të aksidenteve me pasoja më të rënda për dallim nga Janari I vitit të kaluar. Në dy muajt e para të vitit 2023 shënojmë ulje për dyfish të aksidenteve të trafikut me viktima. Këtë vit ka pasur 3 ndërsa në 2022 6. Gjatë dy muajve të këtij viti në territorin e SPB-Shkup për shkak të tejkalimit të shpejtësisë janë sanksionuar 1.815 vozitës, kurse 394 të tjerë për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit” – ka deklaruar MInistri Spasovski.

Nga MPB-ja shprehen të prerë se do të vazhdojnë aksionet në rritjen e efikasitetit në sanksionimin e vozitëse që nuk I respektojnë rregullat e trafikut, sic thuhet, krejt kjo për të përmirësuar sigurinë në trafik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share