Spasovski: Nata e Vitit të Ri në nivel vendi e qetë dhe stabile

GJATË VITIT 2023 JANË KONFISKUAR MË SHUMË SE 100.000 COPË MJETE PIROTEKNIKE

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në ditën e parë të punës në vitin 2024 ka vizituar qendrën policore “Gjorçe Petrov” ku ka takuar departamentin policor për operacione speciale. Nata e vitit të ri në nivel vendi është vlerësuar si stabile dhe mjaft e volitshme.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është njoftuar rreth aktiviteteve në kuadër të planeve për sistemin “Qyteti i Sigurtë” vecanërisht në rajonin e Shkupit.

Ditën e parë të punës në vitin 2024 është zotuar se do të vazhdojnë masat dhe aktivitetet për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe pronave të tyre.

Sipas MPB-së, nata e ndërrimit të moteve në gjithë territorin e vendit ka kaluar e qetë kurse situata ka qenë stabile.

“Në territorin e vendit nata e vitit të ri kaloi e qetë. Situata e sigurisë ishte stabile. Pati disa raste karakteristike për të cilët ndërmarrim masa për zbardhjen e tyre, raste shumë më pak se vitet e kaluara. 12 vepra penale për cënimin e rendit dhe qetësisë, raste si tregti e jashtëligjshme me drogë, 20 kallëzime sipas Ligjit për rendin dhe qetësinë publike në të gjithë SPB-të, 8 aksidente trafike, 11 ankesa. Në përgjithësi sipas njoftimeve edhe nga SPB-të tjera, patëm një situatë të volitshme të sigurisë në nivel vendi”, tha Oliver Spasovski.

Ministri Spasovski bëri të ditur se edhe në vitin 2023 policia e vendit ka konfiskuar më shumë se 100.000 copë mjete piroteknike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share