Me fillimin e invazionit rus në Ukrainë filluam ta kuptjmë rënd[ësinë e anëtarësimit të vendit në NATO. Kështu vlerësoi në Klan Debat i pari i MPB-së, Oliver Spasovski, i cili theksoi se situata në veri të Kosovës është shqetësuese.
“Nuk duhet të lejojmë që strategjia ruse e konflikteve të ngrira të mbijetojë. Kjo strategji nuk i sjell asgjë, as Maqedonisë së Veriut e as vendeve tjera të rajonit”, u shpreh Spasovski.
Për Spasovskin, integrimi i rajonit në BE është përgjigje e duhur ndaj gjithë këtyre dukurive dhe tentimeve për destabilizim.
“Ne e dimë se sa i rëndësishëm është ky rajon për BE… Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë nëse kjo pjesë e Evropës lihet anash. Kjo është segmenti më turbullt i BE-së, është segment që vazhdimisht gjeneron kriza. Nëse nuk gjendet përgjigje adekuate ndaj gjenerimit të këtyre krizave rrezikojmë të kemi sërish probleme…. Këtu ndërthuren interesat gjeostrategjike”, tha mes tjerash Spasovski./KlanMacedonia