Spasovski: Mbledhim informacione për personin me flamurin e ”Shqipërisë së madhe”!

“NËSE ËSHTË SHTETAS I HUAJ, SHPALLIM FLETARREST NDËRKOMBËTAR”

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është shprehur optimist se do të zbulohet identiteti i personit që valëviti flamurin e “Shqipërisë së madhe” në sheshin e Tetovës gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njofton KlanM.

Ministri Spasovski përsëriti se personi i dyshuar nuk është i punësuar në MPB, por se identiteti i tij ende nuk dihet.

“Kemi informacione që grumbullohen tashmë nga kolegët e SPB-Tetovë dhe në nivel të Ministrisë. Unë mendoj se do të vërtetohet identiteti i këtij personi. Klasifikimi, padyshim se është vepër penale. Konform rekomandimeve që do t`i jep Prokurori Publik, në bazë të kësaj do të merren masat adekuate” – tha Oliver Spasovski.

Ministri Spasovski, sic njofton KlanM, tha se në tubimin në Tetovës ka pasur edhe persona që nuk janë shtetas të RMV-së dhe nëse konstatohet se bëhet fjalë për shtetas të huaj, atëherë, sic tha, do të shpallet fletarrest ndërkombëtar dhe do të aktivizohen të gjitha mekanizmat për zbardhjen e rastit.

MPB-ja më 18 gusht, sic njofton KlanM, publikoi fotografinë e personit që kishte valëvitur flamurin në sheshin e Tetovës duke u bërë thirrje qytetarëve që nëse dikush e sheh apo ka informacione, menjëherë ta denoncojë në stacionin më të afërt të policisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share