Spasovski: Luftërat kanë ndikim serioz në fushën e sigurisë

“RMV-ja si anëtare e NATO-s gjendjen e sigurisë e ka stabile”

Gjendja e sigurisë në vendin tonë është stabile, çdo gjë që bëjmë si MPB dhe si anëtare e NATO-s ndikon pozitivisht në sigurinë e vendit, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Spasovski thekson se shërbimet dhe agjencitë e sigurisë në vend po ndërmarrin masa për të parandaluar çdo shkelje të sigurisë.

“Fakt është se zhvillimet gjeopolitike globale, para së gjithash, agresioni rus kundër Ukrainës, tani zhvillimet në Izrael mes Izraelit dhe Palestinës, por edhe konfliktet dhe tensionet në veri të Kosovës, kanë ndikim serioz në situatën, më së shumti në fushën e sigurisë. Pikërisht për këtë, jo vetëm Ministria e Punëve të Brendshme, por në përgjithësi të gjitha shërbimet dhe agjencitë e sigurisë në Maqedoninë e Veriut ndërmarrin çdo gjë në baza ditore që të mund ta mbajmë situatën të sigurt dhe stabile”, ka thënë Oliver Spasovski.

Spasovski thotë se për momentin situata është stabile dhe e sigurt, as nuk ka të dhëna për ndonjë shqetësim të mundshëm për sigurinë në vend. Ai poashtu tha se është rritur për 11 përqind zbulimet e krimit në përgjithësi ndërsa janë ulur vjedhjet e rënda. Në pjesën e vjedhjeve të rënda, gjatë vitit 2023 ka pasur ulje të kësaj vepre penale për 28 përqind, në krahasim me vitin 2022./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share