Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i pyetur se në kishën e Shën Spasit dhe në oborrin ku gjendet varri i Goce Dellçevit është vërejtur prani e madhe e policisë, sipas reagimeve nëse po krijohet imazh, se përkujtimi në fakt i ngjan një ngjarjeje politike, ai u përgjigj se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë nderim politik.
“Më e rëndësishmja është që të bëhet një organizim i mirë dhe të kemi një përkujtim siç i ka hije Goce Dellçevit dhe mendoj se në asnjë rast nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë kremtim politik”, tha Spasovski.
Ai shtoi se Goce Dellçev është personazh, njeri i madh i popullit maqedonas.
“Prandaj secili prej nesh duhet të kontribuojë në atë nderim të qenit kombëtar, dinjitoz pa problem, pa krijuar tensione dhe konflikte shtesë për hir të interesave politike, retorikës politike etj., edhe mendoj se kjo që po ndodh, do të thoja një luftë hibride në atë pjesë për të shkaktuar tensione të tilla, nuk i shkon askujt”, tha Ministri.
Ai shtoi se nuk u shkon për shtat as qytetarëve të RMV-së së shtetit kushdo tjetër që dëshiron t’ua shkaktojë subjekteve politike, prandaj është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi të përgjegjshëm si njerëz para së gjithash, si politikanë të nderojmë me dinjitet dhe Ministria e Brendshme merr dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ngjarja të kalojë në rendin më të mirë të mundshëm, për të ruajtur sigurinë, rendin dhe qetësinë publike që është prioriteti kryesor i neve si institucione.