Mirëseardhje e ngrohtë në Beograd nga homologu im serb, Bratisllav Gashiq, me ftesë të të cilit jam sot për vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, në mënyrë që të zhvillojmë takim dypalësh për të shkëmbyer përvoja dhe mendime për thellimin e bashkëpunimit, njofton ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Në takim është theksuar se ndërtimi i besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimi rajonal janë elementet kryesore për stabilitetin e vendeve tona, por edhe në përgjithësi për rajonin.
“Sa i përket bashkëpunimit dypalësh strategjik dhe operativ midis dy MPB-ve, mund të konstatoj se e njëjta realizohet në mënyrë intensive, si përmes bashkëpunimit kontraktues produktiv, ashtu edhe përmes kontakteve direkte të dy shërbimeve policore, zgjidhjen e rasteve të përbashkëta, patrullimeve të përziera, kryerjen e kontrolleve kufitare dhe duke kryer bashkëpunim të partneritetit të ndërsjellë dhe duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për të dy vendet dhe rajonin”, shkroi Spasovski.
Spasovski bëri të ditur se mund të përçojë vetëm fjalë miradije për bashkëpunimin me kolegët serbë, të cilët janë të pranishëm në kufirin tonë jugor në Operacionin e përbashkët për mbikëqyrjen e përforcuar të kufirit jugor dhe të cilët me përvojën e tyre, njohuritë dhe praktikat e krijuara të punës kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve të policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut.