Fonadcioni Zaev ka dhuruar sot 6 motoçikleta për MPB-në, kështu njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në rrjetin social facebook duke falenderuar Zoran Zaevin për donacionin.
“Në emrin tim personal dhe në emër të MPB-së, falënderoj Fondacionin Zaev për këtë donacion të rëndësishëm. Siguria varet nga secili, ajo krijohet nga të gjithë aktorët shoqërorë dhe është e një rëndësie vendimtare që të njihet përgjegjësia sociale dhe më pas të veprohet në atë drejtim. Dua të theksoj se motoçikletat janë të destinuara ekskluzivisht për punën operative të shërbimeve policore”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.