Ambasada e SHBA-së: Kujdes gjatë festave në RMV

PARALAJMËROHEN QYTETARËT AMERIKAN POR EDHE ATA GJERMAN

Gjatë fundjavës, Ministria e Jashtme gjermane kishte paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut, për shkak të kërcënimeve me “bomba”. Edhe nga Ambasada amerikane kanë rikujtuar qytetarët e SHBA-ve që të kenë kujdes.

Pas Gjermanisë, edhe Ambasada amerikane në Shkup, ka lëshuar një paralajmërim të sigurisë për qytetarët amerikan që planifikojnë të udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut, që të jenë të kujdesshëhm për shkak të rritjes potenciale të kriminalitetit gjatë festave, por edhe për shkak të denoncimeve për “bomba” nëpër shkolla dhe objekte tjera si dhe në vende ku ka frekuencë të madhe të njerëzve.

Ambasada e SHBA-së në Shkup rikujton qytetarët amerikan që të kenë kujdes derisa lëvizin nëpër marketet festive, qendrat tregtare dhe vendet tjera publike.

“Ka rritje të denoncimeve për kërcënime me bomba, disa herë gjatë javës nëpër Shkup dhe rajon, në stacione për transport publik, aeroporte, hotele, qendra tregtare, qendra sportive dhe shkolla. Organet locale për zbatimin e ligjit kanë hetuar cdo kërcënim dhe të gjitha kërcënimet kanë qenë të rrejshme. Nëse gjendeni në vende që kanë marrë kërcënime për “bomba”, ndiqni udhëzimet e personelit lokal të sigurisë dhe policisë” – thonë nga Ambasada e SHBA-së.

Ministria e Jashtme në Berlin, gjatë fundjavës kishte paralajmëruar qytetarët gjerman që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut. Qytetarëve u sygjerohet që të informohen nga burime të besueshme lokale dhe rrjeteve sociale dhe t`i ndjekin rekomandimet e autoriteteve të vendit.

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, dje njoftoi se për kërcënimet për “bomba” janë informuar partnerët e NATO-s, duke potencuar se kërcënime të këtilla ndodhin edhe në rajon.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, tha se bëhet fjalë për luftë hibride duke konfirmuar se sektorët kompetent në MPB, në koordinim me shërbimet partnere të NATO-s, janë duke punuar për të zbardhur këto kërcënime. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share