Autoritetet spanjolle zhvilluan një operacion javën e kaluar në Valencia, ku u arrit shkatërrimi i i një organizate kriminale shqiptare për trafikun e drogës.
U arrestuan 17 persona, duke përfshirë liderin e grupit, i njohur për kontaktet e tij të gjera në Amerikën e Jugut (Ekuador dhe Kolumbi), si dhe në Evropë dhe Dubai.
Autoritetet identifikuan drejtuesin e organizatës, i cili drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e tij. Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal ka lidhje me Besnik Nikollin, shqiptarin që u kap në fund të vitit të kaluar në Kolumbi.
Në tetë kontrolle të kryera gjatë operacionit, u konfiskuan më shumë se 820 kilogramë kokainë, 226 500 euro cash, tre pajisje zbulimi GPS, 13 automjete (pesë me ndarje sekrete). Të arrestuarit përballen me akuzat për anëtarësim në një organizatë kriminale, trafik droge, pastrim parash dhe sulme ndaj punonjësve të rendit./abcnews.al