Spanja përfshihet nga përmbytjet

OKB: Ndryshimi i klimës jashtë kontrollit, bota regjistroi 7 ditët më të nxehta në histori

Pas një të nxehti ekstrem, që përfshinë Spanjën, pjesa verilindore është përfshirë nga përmbytje të fuqishme. Videoja e dëshmitarëve okularë tregon rrugë të bllokuara dhe automjetet e zhytura në ujë. Situata mbetet kritike në Zaragoza, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Një tren që transportonte 500 persona u detyrua të ndalonte pasi hekurudha u përmbyt.

Autoritetet kanë shpallur alarmin e kuq ndërsa i kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të mos lëvizin me makinë nëpër zonat e përmbytura. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Ndërkaq temperaturat e larta vijojnë në disa vende europiane. Qershori i kaluar ishte më i nxehti në histori. Ekspërtët kanë konfirmuar një rikthim të fenomenit natyror El Nino që po nxit një mot ekstrem në të gjithë botën.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka deklaruar se ndryshimi i klimës ka dalë jashtë kontrollit, pasi temperaturat mesatare botërore në shtatë ditët e fundit ishin më të lartat në histori.

Nëse ne nuk këmbëngulim të marim masa për të frenuar ngrohjen globale, atëherë do të kalojmë në një situatë katastrofike, siç tregojnë dy rekordet e fundit të temperaturës”, tha António Guterres.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share