“SpaceX” hedh raketë të re në hapësirë, humbet komunikimin me Tokën

SpaceX’s mega rocket Starship launches for a test flight from Starbase in Boca Chica, Texas, Saturday, Nov. 18, 2023. (AP Photo/Eric Gay)

Kompania “SpaceX” nisi raketën e saj gjigante Starship, por gjatë minutave të para të fluturimit u dëmtua nga shpërthime. Raketa mbërriti në hapësirë pas nisjes nga jugu i Teksasit dhe më pas humbi papritmas komunikimin me Tokën.

Prova e së shtunës zgjati rreth 8 minuta, gati sa dyfishi i provës së parë të bërë në muajin prill, që gjithashtu përfundoi me një shpërthim. “Qershia mbi tortë sot ishte nisja e suksesshme”, tha komentatori i kompanisë John Insprucker, duke vënë në dukje se 33 motorët shtytës kishin funksionuar siç duhet, në dallim nga hera e mëparshme. Me gjatësi prej 121 metrash, raketa Starship është raketa më e madhe dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, me objektivin për të transportuar njerëz drejt Hënës dhe Marsit.

NASA dëshiron që kompania Starship të nisë astronautë drejt Hënës deri në fund të vitit 2025 dhe për këtë arsye i dha kompanisë SpaceX një kontratë prej 3 miliardë dollarësh për këtë projekt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share