Sot zhvillohet derbi madrilen, Reali pret Atleticon në Bernabeu

Këtë të shtunë do të zhvillohet derbi madrilen në mes Realit dhe Atleticos.

Mbretërit që vijnë nga fitorja e madhe ndaj Liverpoolit do ta pres nga ora 18:30 në Santiago Bernabeu rivalin e qytetit, Atletico Madridin.

Realit i duhet me doemos fitorja kundër Atleticos në mënyrë që ta mbajë hapin për garën për titull ndaj Barcelonës.

Aktualisht, Barcelona është në vendin e parë në La Liga më 59 pikë, Reali i dyti më 51 pikë ndërsa Atletico gjendet në pozitën e katërt me 41 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share