Sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të vogëlushes Vanja Gjorçevska dhe pensionistit Pançe Zhezovski.
Në seancën e mëparshme dëshmoi nëna e Vanjas, e cila tha se së bashku me të atin, Aleksandrin, po kërkonin vajzën e saj në një shtëpi të braktisur në Partizanska.
“Nuk ka prova, besoj se do ta vërtetojmë pafajësinë e klientit tim Ljupço Palevski”, tha avokati Marjan Vitanovski.
Nëna tha se nuk njeh asnjë nga të akuzuarit. Vajza e Pançe Zhezoskit në seancën e kaluar tha se ka pasur një keqkuptim mes babait të saj dhe Velibor Manevit për asfaltimin e oborrit.
Pesë të pandehurit – Ljupço Palevski Palco, Velibor Manev, Borçe Videvski, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës – deklaruan se nuk ndihen fajtorë.