Sot ​përkujtohen heroi Ilaz Kodra, 42 dëshmorë dhe mbi 280 martirë

Më rastin e 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, 42 dëshmorëve dhe mbi 280 martirëve më datën 30 Prill (e diele), Komuna e Drenasi dhe ajo e Skenderajt, do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve si dhe do të behët zbulimi i pllakave përkujtimore në fshatin Shtuticë dhe Gllobar.

Më datën 30 Prill të vitit 1999, u vranë 42 dëshmorë në krye me heroin Ilaz Kodra, dhe mbi 280 martirë të fshatrave, Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar dhe fshatra përreth.

Ilaz Kodra, ishte komandant i brigadës 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, ai dha jetën duke i mbrojtur civilët e fshatit Verbovc e Shtuticë.

Në vitin 2012 është zbuluar busti i heroit dhe është inauguruar kulla-muze e tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share