Dy ekipet e mposhtura në gjysmëfinale synojnë medaljen e bronztë
Në stadiumin “Khalifa International”, Kroacia dhe Maroku përballen për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”. Dy skuadrat, protagoniste të një kampionati botëror të shkëlqyer, do ta mbyllin turneun e tyre duke synuar medaljen e bronztë.
Kroacia, e eliminuar në gjysmëfinale nga Argjentina, pasi mposhti Japoninë dhe Brazilin, synon të përfundojë sërish në podium, teksa katër vite më parë, në Rusi, ishte nënkampione bote.
Maroku, surpriza më e madhe e turneut, u bë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Botërorit. Skuadra e Regraguit, pasi kaloi grupin duke lënë në vend të dytë Kroacinë e Dalicit, eliminoi Spanjën në 1/8 dhe Portugalinë në çerekfinale, përpara se të dorëzohej para kampionëve në fuqi të Botës.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 16:00.