PSG-ja ende optimistë për Kanen

Paris Saint-Germain janë ende optimistë që mund ta marrin Harry Kanen këtë verë.

Ndonëse është raportuar që anglezi më përpara do të donte të kalonte te Bayern Muncheni dhe se ka fare pak interesim të kalojë te PSG-ja, një raportim nga RMC Sport thotë që kapiteni anglez nuk e ka përjashtuar tërësisht si mundësi.

Ndonëse thuhet që ai është pajtuar me kushtet me bavarezët, ende asnjë ujdi nuk është arritur.

Mirëpo thuhet po ashtu që Kane po e shfrytëzon PSG-në për ta rritur çmimin që Bayerni ta paguajë në mënyrë që Tottenham Hotspurs të binden për ta shitur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share