Në Shkup sot do të mbahet konferenca e shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të NATO-s
Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e 26-të e shefave të Shtatmadhorive (SHSHM) të armatave nga vendet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut (A-5).
Konferencën do ta hapin shef i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i Komandës së Lartë Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Kristofer Kavoli, ndërsa fjalim para pjesëmarrësve të konferencës do të mbajnë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Në konferencë, përveç gjeneralit Kavoli, do të marrin pjesë edhe shefat e SHM-së së forcave të armatosura të Shqipërisë, Bosnja e Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe udhëheqës të lartë ushtarak nga Komanda e Bashkuar e NATO-s nga Neapol dhe Komanda e SHBA-së për Evropën.
Si vëzhgues të konferencës janë ftuar edhe përfaqësues ushtarak të SHM-së së Sllovenisë, SHM-së të Armatës së Serbisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërsa si mysafirë në konferencë janë