Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve

ZJARRI NË KRIVOLLAK ËSHTË SHUAR TËRËSISHT

Zjarri në poligonin e Armatës ushtarake Krivollak është shuar plotësisht njoftojnë nga QMK. Ndërsa rreshjet intensive të shiut kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të tjera active që ishin disa ditë më pare në territorin e vendit.

 Zjarri i cili dje e përfshiu poligonin e Armatës, Krivollak është shuar tërësisht, ndërsa shiu me intensitet të lartë që ka rënë mbrëmë ka ndihmuar edhe në shuarjen e zjarrit në mes fshatrave Vlladevci dhe Tribiçino të Komunës së Vasilevës. Nga qendra për menaxhim me kriza njoftuan se nga mëngjesi I sotëm ka edhe shtatë-tetë vatra, ku shihet tym, por nuk ka zjarr aktiv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 “Në terren janë të pranishëm 27 persona, nga të cilët 15 persona nga komuna e Vasilevës, tetë persona nga ekipi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe katër persona nga Pyjet kombëtare të Bellasicës. Ata mundohen t’i shuajnë këto tetë pika të cilat edhe pse nuk digjen, me rritjen e temperaturës gjatë ditës mund të fillojnë të digjen dhe ta vazhdojnë zjarrin mëtutje”,deklaroi Stojançe Angellov

Zjarri në mes të fshatrave Vlladevci dhe Tribiçino të Komunës së Vasilevës, ka shpërthyer më datë 25 të këtij muaji. Nga QMK thonë se për momentin nuk ka rrezikshmëri në këtë pikë por duke qenë se është terren shumë i vështirë dhe i paarritshëm, do të qëndrojnë në gatishmëri që zjarri të mos riaktivizohet sërish./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share