Sonte në një ceremony që do të mbahet në “Theatre du Châtelet” në Paris, do të mësohet fituesi i Topit të Artë për edicionin 2021-2022. Si çdo sezon edhe për atë që lamë pas është koha të kuptojmë lojtarin më të mirë.
Ceremonia e dhënies së këtij çmimi është parashikuar të nisë në orën 20:00 me orën lokale në Paris dhe natyrisht që ky edicion ka ngjallur mjaft kureshtje.
Kjo pasi fituesi i edicionit të kaluar dhe rekordmeni i trofeve, Lionel Mesi (7) ka mbetur jashtë listës së 30 kandidatëve potencialë për të fituar.
Ndërkaq, kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” për sezonin 2021-2022 është sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema.
Me ndryshimin edhe të rregullave të votimit, suksesi për francezin bëhet gjithnjë e më i afërt.
Në 46 takime sa ka zhvilluar gjithsej sezonin 2021-22, Benzema ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime në të gjitha gara.
Gjithçka nisi me Superkupën e Spanjës në janar për të vijuar me titullin në La Liga dhe e kurorëzuar me qershinë mbi tortë, Ligën e Kampioneve.
Prej ditësh ka qarkulluar një listë me fituesin, ku Benzema është ia padiskutueshëm.
Në listën e pretendentëve janë 6 lojtarë të Realit, 6 të Liverpulit dhe 6 të Mançester Sitit.
Ndërkohë, vetë UEFA e ka përgëzuar francezin para kohe, duke e cilësuar si fitues të këtij trofe.
Gazetar: Shaban Sinani /KlanMacedonia/