Sot ndahen çmimet FIFA/ Messi në garë me Haaland e Mbappe për lojtarin e vitit

FIFA do të ndajë sot në mbrëmje në Londër çmimet për vitin 2023 ku në garë për lojtarin më të mirë janë Lionel Messi, Erling Haaland e Kylian Mbappe.

Ata janë përzgjedhur nga një grup specialistësh për paraqitjen e tyre nga 19 Dhjetori i 2002 deri në 30 Gusht të 2023. Haaland ka patur një sezon më rezultativ, pasi triumfoi në Champions League, Premier League e FA Cup, pa harruar edhe çmimet si shënuesi më i mirë në Angli dhe Europë.

Messi kërkon për herë të tretë këtë trofe individual, ku aktualisht është në të njëjtën kuotë me Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski.

Lionel Messi triumfoi vitin e kaluar pas suksesit me Argjentinën në Botërorin e 2022, duke marrë më shumë pikë se francezët Kylian Mbappe e Karim Benzema.

Për trajnerin e vitit 2023 italianët Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti rivalizojnë me Pep Guardiola, i cili i është afruar 3 herë këtij çmimi.

FIFA do të vlerësojë trajneren e lojtaren më të mirë, portierin e portieren, pa harruar edhe golin më të bukur ku përballen Julio Enciso i Brighton, Guilherme Madruga i Botafogo dhe Nuno Santos i Sporting Lisbon.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share