Mijëra policë blindojnë Athinën, patrullim edhe me helikopter
Sot në mbrëmje luhet ndeshja e shumëdiskutuar mes AEK dhe Dinamos së Zagrebit e vlefshme për Champion League.
Kjo sfidë u shty më 8 Gusht për shkak të trazirave mes dy tifozërive në Athinë. Nga përleshjet humbi jetën 29-vjeçari Michalis Katsouris pasi u godit me thikë nga ulrasit e Dinamos së Zagrebit.
Për zhvillimin e kësaj ndeshje janë marrë masa drastike sigurie rreth stadiumit “OPAP Arena”.
Mijëra policë janë angazhuar për të patrulluar pranë stadiumit dhe në transportin publik ndërsa këshillohen tifozët që kanë një biletë për ndeshjen të paraqiten në stadium disa orë më herët.
Në këtë sfidë i pranishëm do të jetë edhe një prokuror, ndërsa do të ketë mbikqyrje ajrore me helikopterë dhe dronë të cilët do të “skanojnë” vazhdimisht çdo centimetër të zonës ku zhvillohet sfida.
Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua të martën më 15 Gusht në Kroaci, AEK mposhti Dinamo Zagrebin me rezultat 2-1.
Klan News