Sot jeton si në përralla, xhaxhai i Georginës: E rrita dhe tani s’më njeh, Cristiano ka gruan më të keqe

Edhe pse për pak muaj bëhet viti që dokumentari biografik “ I am Georgina”, seriali ku Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos ka rrëfyer jetën e saj përrallore me Ronaldon, por edhe vështirësitë që ka hasur në të kaluarën.

Ndërkohë që kjo këmbëngul se nuk do ta harrojë kurrë familjen nga erdhi përpara “jetës së ëndrrave”, xhaxhi i vet pohon të kundërtën. Sipas tij, Jesus Hernandez (xhaxhi i Georginës) ishte ai që e rriti pasi babai i saj u burgos për një komplot kontrabande droge.

Ai tha: “Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon.”

Por jo vetëm xhaxhi, edhe motra e saj ka shprehur pakënaqësit për mediat.
“Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘Jo’. Ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime.”

Ndërkohë xhaxhi i saj Jezus pretendon se ai ka rritur atë dhe motrën e saj, i ka mbajtur me veshje dhe ka paguar faturat e tyre ndërkohë që merrte vetëm 650 £ në muaj.

Ndërkohë vetëm koleksioni i bizhuve të Georginës sot vlerësohet me rreth 3 milion euro, 100 mijë euro i kushton vetëm një çantë dhe 2600 euro shpenzoi për të patur një mace. Për mos të folur për vilat, banesat dhe makinat super luksoze.

Xhaxhi i saj shprehet: I kam shkruar Cristiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë më kontakto dhe do të tregoj.

Por Cristiano Ronaldo është shprehur gjithmonë për mediat shumë i lumtur për partneren e tij e cila e plotëson:

“Ajo është gruaja me të cilën jam plotësisht i dashuruar. Ajo është padyshim një partnere besnike dhe nënë e përkushtuar. Geo më ka ndihmuar kaq shumë. Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe unë jam shumë e pasionuar për të.Unë hap zemrën time për të, ajo hap zemrën e saj për mua. Jam shumë i lumtur me të.”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share