Amber Heard largohet nga Hollywood dhe zhvendoset në Spanjë

Aktorja dëshiron një jetë të qetë dhe larg syrit të publikut dhe mediave

Amber Heard largohet nga Hollywood dhe zhvendoset në Madrid. Aktorja e filmit “Aquaman” duket se preferon një jetë të qetë, larg syrit të publikut.

Megjithatë, duket se aktorja nuk ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Hollivudi por vetëm përkohësisht.

Aktorja shiti rezidencën e saj në Kaliforni në korrik 2022, menjëherë pasi i dha fund betejës së saj ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp, për 1.1 milionë dollarë.

Marrëdhënia me ish-bashkëshortin e saj e sollën aktoren në qendër të vëmendjes së mediave botërore.
Aktorja nuk është përfshirë në asnjë projekt të ri kinematografik që nga xhirimet e filmave Aquaman dhe The Lost Kingdom në 2021.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share