Sot hidhet shorti për “Euro 2024”, e pashmangshme përballja e Shqipërisë me një nga të mëdhenjtë e Evropës

Sot do hidhet shorti për grupet e kualifikuara të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ceremonia e hedhjes së shortit pritet të nisë nga ora 18:00 në Hamburg të Gjermanisë.

Kombëtarja shqiptare që merr pjesë në vazon e dytë do të mësojë kundërshtarët për ecurinë tutje në këtë kampionat, njofton Klankosova.tv.

E pashmangshme është një përballje me të mëdhenjtë e Evropës, siç janë Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika apo Anglia që janë në vazon 1, ndërkohë në vazon tre janë skuadra si Holanda, Serbia, Italia dhe Kroacia.

Kurse, në vazon 4 janë skuadra si Zvicra, Çekia dhe Sllovenia. Pritet që tre emrat e mbetur të mësohen nga play-off i Ligës së Kombeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share