Sot fillon sezoni i ngrohjes qendrore në Shkup

Sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë të kyçurit në rrjetin e ngrohjes qendrore do të fillojë nga sot me të njëjtat kushte si më parë.

Pas mbledhjea së djeshme të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Kryetari i komisionit, Marko Bislimovski në deklaratën për media tha se të gjitha kriteret që kanë qenë, do të mbesin edhe më tej, përkatësisht temperatura do të mbetet 21 gradë celsius në periudhën prej orës 06:00 deri në 22:00   .

“Sezoni i ngrohjes do të fillojë me ekipim të mirë dhe pritjet tona janë që në ditët e para kur të fillojë lëshimi i ngrohjes në banesat në qytetin e Shkupit është e zakonshme të ketë probleme të caktuara. Me këtë, ju bëj thirrje qytetarëve gjithashtu edhe EMV, qytetarët para së gjithash të kenë durim, sepse sipas përvojave tona që i kemi në 10-15 vitet e fundit, problemi më i madh në mosdërgesën në ditën e parë të sezonit të ngrohjes është ndërprerje e rrymës në nënstacionet për energji termike në ndërtesat për shkak të mospagesës së faturave”,deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Kujtojmë se paraprakisht, kompania BEG humbi tri licencat që i kishte për ngrohje. Edhe pse, momentalisht, shteti ka furnizuar gaz vetëm për dy javë, autoritetet janë të bindur se do të ketë ngrohje qendrore. Sipas Bislimovskit, shteti bën përpjekje serioze që të gjejë gaz natyror me çmim i cili do të ishte më i ulët nga ai momental. Sipas të dhënave, rreth 60 mijë amvisëri në Shkup përdorin ngrohje qendrore./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share