Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 25 prill 2023 (e martë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin prill.
Tërheqja e pensioneve përmes degëve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas masës së pensionit:
– Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 25.04.2023 (e martë);
– Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26.04.2023 (e mërkurë);
– Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.04.2023 (e enjte) dhe
– Për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.04.2023 (e premte).
“Pensionistët që përdorin kartelë pagesore, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i disponojnë paratë nga data 25 prill (e martë). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.