Më 23 gusht 2013, OKB e vendosi 6 prillin ditë kur do të festohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Gjithashtu, me këtë datë shënohet dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne që u mbajtën në Athinë në vitin 1896.
KON dhe OKB kanë angazhime afatgjate për të përdorur sportin si mjet për ndryshime sociale dhe vazhdojnë të punojnë së bashku në shumë projekte.
Të dy organizatat i kanë shfrytëzuar ngjarjet e sportit siç janë Lojërat Olimpike për të ndërtuar mirëkuptimin kulturor dhe për të përmirësuar edukimin, shëndetin dhe zhvillimin ekonomik dhe social.
6 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.
Në këtë ditë, liderët sportiv botërorë e kombëtar, punojnë me komunitetin dhe synojnë që nëpërmjet sportit të pasurojnë jetën, në veçanti të fëmijëve